Gazetarja Ledjona Xheladinaj është aksidentuar ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës me motomjet.
Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Peshkopi – Melan, shtetasja L.D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, teksa drejtonte një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve gjendja shëndetësore paraqitet stabël, dhe do të vijoj të qëndrojë nën monitorimin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, teksa nuk ka një reagim ende nga Ledjona apo familjarët e saj në rrjetet sociale.


Dua Lipa flet shqip për revistën Vogue

Amber Heard, nënë për herë të dytë












Spotify publikon listën e vitit 2024

Vallja e Tropojës, zyrtarisht në UNESCO!



