Nje TikToker-e e njphur në SHBA akuzohet se mburrej në rrjet me rroba të vjedhura nga një supermarket në Florida. Marlena Velez u ndalua nga policia për herë të dytë duke vjedhur nga i njëjti dyqan. 22 vjeçarja u permend ne media muajin e kaluar për arrestimin, pasi vodhi 16 artikuj me vlerë rreth $500 nga dyqani ‘Target’— para se të identifikohej nga videot e saj në TikTok, që i shpërndante për 400,000 ndjekësit e saj.
Tani ajo përballet me të tjera akuza grabitjeje pas arrestimit të dielën për vjedhje nga i njëjti dyqan, shkruan rrjeti vendas NBC 2. Policia tha se Velez kishte ndërruar kodet e identifikimit të veshjeve në kasën e dyqanit duke përfituar pa paguar veshje dhe artikuj shtëpiakë në vlerë rreth $225.
Në videot e saj në TikTok ajo regjistronte veten duke marrë veshjet në makinë, çka solli dhe më pas identifikimin nga autoritetet. Sipas New York Post, modelja e TikTok ka disa precedentë kriminalë, duke përfshirë dhe incidentin e vitit 2019 kur u arrestua për vjedhjen e makinës së shoqes së saj të cilën e kishte përplasur.



















