KreuCelebrity

Selena Gomez flet për Benny Blanco: Nuk jam e sigurt

Selena Gomez flet për Benny Blanco: Nuk jam e sigurt
Selena Gomez zhvilloi së fundmi një intervistë  me Stephen Colbert në lidhje me marrëdhënien e saj me Benny Blanco. Aktorja u shfaq në “The Late Show” dhe mori shumë pyetje për partnerin dhe synimet e tij ndaj saj.

“Nëse nuk e keni problem të pyes, ku po shkon kjo marrëdhënie? pyeti Colbert, aktoren. “Nuk jam e sigurt, por po kaloj shumë mirë,” tha ajo më pas, drejtuesi i emisionit u kthye nga kamera dhe i bëri Benny Blanco të njëjtën pyetje.

“Benny duhet të mendosh se je shumë i veçantë… Unë dua që të më thuash se cilat janë qëllimet e tua,”tha Colbert.

Këngëtarja e “Wolves”, 32, filloi të takohej me Blanco, 36 vjeç, në korrik 2023, por ata nuk e bënë publike romancën e tyre deri në dhjetor të atij viti.

Që atëherë, ajo dhe producenti kanë ndarë pjesë nga përditshmëria e tyre  në internet – që Gomez thotë se është një mjet për të mbrojtur paqen e tyre. “Kur ju publikoni disa pjesë. nga jeta juaj , njerëzit nuk janë aq të gatshëm  për t’ju sulmuar,” tha ajo.

Edhe pse ajo dhe Blanco nuk filluan të takoheshin deri vitin e kaluar, të dy e njohin njëri-tjetrin prej vitesh, madje kanë bashkëpunuar me J. Balvin dhe Tainy në këngën e vitit 2019 “I Can’t Get Enough”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF