Dylan Reka konkurron sërish këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “Froni”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.
Në natën e parë të gjysmëfinales, Dylan është përballur me një problem teknik gjatë performancës së tij.
Artisti u detyrua që të ndalonte performancën sapo nisi të këndonte, sepse nuk dëgjonte muzikën në kufje.
Teksa nisi të këndonte sërish shihet që u përball me të njëjtin problem, por nuk ndaloi këndimin.
Dylan vazhdoi këngën me gjithë fuqinë e zërit të tij dhe pavarësisht problemit teknik dha një performancë të jashtëzakonshme.
Pas performancën ai është shprehur që të gjithë këngën e ka kënduar me intuit nga publiku.
Dylan na vërtetoi se një artist di të tejkaloj çdo vështirësi teknike, sepse talenti është mbi teknikën.