KreuCelebrity

Në shkurt fitoi “Panetonin e Artë”, murgesha arrestohet për lidhje me mafian në Itali!

Në shkurt fitoi “Panetonin e Artë”, murgesha arrestohet

Në shkurt ishte një nga përfitueset e “Panetonit të Artë”, një çmim vjetor qytetar në Milano, por sot, murgesha Anna Donelli, 57 vjeçe, u arrestua per lidhje me mafian. Sipas Rai news, ajo ka qenë vullnetare në burgun San Vittore në Milano që nga viti 2010 dhe ka punuar gjithashtu në burgjet e Pavias dhe Romës. 

Në shkurt fitoi “Panetonin e Artë”, murgesha arrestohet

Donelli ishte mes 25 personave të arrestuar në Itali me dyshimin se ishte pjesë e një bande kriminale me lidhje me rrjetin mafioz më të fuqishëm të vendit, Ndrangheta. Murgesha dyshohet se ka qenë hallka ndërlidhëse mes bandës dhe bashkëpunëtorëve të saj në burg, thanë prokurorët në Brescia, në veri të Italisë.

Të dyshuarit akuzohen për krime, duke përfshirë zhvatjen, trafikun e armëve dhe drogës, mallra të vjedhura, fajde, krime tatimore, pastrim parash dhe, në rastin e politikanit të Lidhjes, blerje votash.

Francesco Prete, kryeprokurori i Brescias, tha në një konferencë për shtyp se të dyshuarit “shfrytëzuan famën kriminale të organizatës ‘Ndrangheta”, ndërsa e kishin përshtatur atë në Italinë veriore, ku ata “merreshin me çështje fiskale”. Murgesha akuzohet “për bashkëpunim të jashtëm me një organizatë mafioze” dhe ka shërbyer për “përcjelljen e informacionit” nga burgu në grupin kriminal.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF