KreuCelebrity

Foto ekskluzive: Princ Leka në “moment dashurie” sic nuk e keni parë!

Foto ekskluzive: Princ Leka në “moment dashurie” sic nuk e keni

Një moment vetëm për ata të dy: Princ Leka është fotografuar teksa shëtiste me vajzën e tij Geraldinën, dhe dukeshin kaq rehat me njëri-tjetrin! Princi e mbante vogëlushen e tij në krahë, duke deshmuar edhe një here afërsinë e madhe që ka me të.

Foto ekskluzive: Princ Leka në “moment dashurie” sic nuk e keni
Foto ekskluzive: Princ Leka në “moment dashurie” sic nuk e keni
Foto ekskluzive: Princ Leka në “moment dashurie” sic nuk e keni

Në 25 prill, një vendim i Gjykatës së Tiranës vulosi zyrtarisht ndarjen e Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Ne vendimin e zbardhur të gjykatës thuhej ndër të tjera se tre arsyet që kanë cuar këtë martesë në divorc janë: Së pari, konfliktet e vazhdueshme, së dyti mungesa e komunikimit dhe se treti, ndërprerja e bashkëjetesës, së treti. Këto tri arsye u pranuan nga të dyla palët, duke hedhur kështu poshtë aludimet për tradhti, siç përflitej prej muajsh.

Në vendim, theksohej mes të tjerash “ që fëmija Geraldina Zogu, t’i lihej për rritje dhe edukim nënës së saj Elia Zogu në banesën “Apartament … me sipërfaqe totale 257.93 m/2”, të ndërtesës të ndodhur pas ish-Hotel Dajtit që i është vënë në dispozicion fëmijës nga Babai. Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës. Leka Zogu dhe Elia ranë dakord që të kalojnë kohë të barabartë me Geraldinën. “Vajza do të kalojë çdo javë një kohe të pandërprere, (te qendroje ne rezidencen e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai. Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë edhe pjesemarrjen në veprimtari social kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait.”

Princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund martesës pas 8 vitesh. Pas divorcit , lidhja e Princ Lekës dhe Blerta Celibashin mori përmasa të tjera e tashmë, ata dalin hapur publikisht bashkë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF