Kudo ku shfaqet, Salma Hayek bën kokat të kthehen...sidomos kur ka veshur një fustan bust! Në Festivalin e Filmit në Kanë, aktorja sërish ishte spektakolare me një fustan me shpatulla të zhveshura, i cili i rrinte puthitur pas trupit duke nxjerrë edhe më shumë në pah dekoltenë “shpërthyese”.
Në moshën 57-vjeçare, Salma Hayek e “shkatërroi” konkurrencën në tapetin e kuq në premierën e filmit "Emilia Perez" në Kanë. Të gjithë sytë ishin tek ajo. Ylli u shfaq me një një pamje perfekte me një fustan të mrekullueshëm të zi me tegela, zbukuruar me bizhuteri, dhe të veshur me një palë sandale të arta.
Ndërkohë, aktorja bëri edhe një paraqitje të dytë në eventet e Festivalit, me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë lejla.
Edhe pse pak kohë e ndan nga pragu i 60 vjetorit, Salma vazhdon të magjepsë me fytyrën e saj përjetësisht rinore. E ftuar në një podcast, Salma ka rrëfyer se nuk ka përdorur kurrë botox dhe se përveç meditimit përdor aparate me radiofrekuencë për rimodelimin e trupit. “Për të ndihmuar trupin tim dhe për të kapërcyer problemet mjekësore, zbulova meditimin. Mund të meditoj me orë të tëra dhe të mos e ndjej kohën që kalon, është qesharake. Ndjej energjinë që lëviz dhe kërcen brenda meje, kam shumë ndjesi”, tha aktorja.



















