Ish-e dashura e Liam Payne Sophia Smith është fejuar me të dashurin James Bridgëood, vetëm dy muaj pas vdekjes tragjike të këngëtarit.
-
Neymar, baba për herë të katërt!
28 Dhjetor, 12:03
Smith postoi një video të ëmbël bardh e zi të propozimit, e cila tregonte atë dhe të fejuarin e saj të ri, të veshur me pizhame, të ulur në një dysheme të mbuluar me petale trëndafili dhe një shishe prosecco.
Influencuesja, 30 vjeç, u shfaq e lumtur, ndërsa Bridgwood vendosi unazën në gishtin e saj. Vajza 1-vjeçare e çiftit, Angelina, po endej nëpër dhomë gjatë propozimit, teksa u ndal për t'u bashkuar për një përqafim të ngrohtë.
"Po një milion herë më shumë ❤️???? 25.12.24," ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së ëmbël.
Smith mori qindra komente nga fansat dhe miqtë duke e uruar për lajmin e madh.
View this post on Instagram