KreuCelebrity

"Ishte i varur nga alkooli": Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi?

"Ishte i varur nga alkooli": Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes

Megi Pojani dhe motrat e saj në podkastin “Me Kast”, mes të tjerash diskutuan edhe çështjen e  ndarjes së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Megi u shpreh se shkak i ndarjes së tyre dyshohet te jete bere varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si mosprania e tij në familje, duke shtuar se ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, por nuk i kanë zgjidhur dot problemet.

"Ishte i varur nga alkooli": Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes

“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet,”- deklaroi Megi.

Ndërsa më tej ajo ka komentuar edhe këngën “Mosmirënjohja”, të Besit, e cila thuhet se ishte një mesazh ndaj këngëtares. “Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin, sepse paska qenë mosmirënjohëse,”- tha moderatorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF