Analisti i famshëm i Apple, Mark Gurman publikoi një raport në fillim të këtij muaji, duke parashikuar se seria e ardhshme e iPhone 16 do të debutojë më 10 shtator - të njëjtën javë me serinë e iPhone 15 të vitit të kaluar. Tani, një raport i ri nga Gurman citon burime të brendshme të Apple dhe madje jep më shumë detaje.
Sipas burimeve të Gurman, ngjarja e shpalljes së 10 shtatorit është vendosur tashmë, ndërsa dërgesat ka të ngjarë të fillojnë më 20 shtator. Porositë paraprake do të fillojnë menjëherë pas ngjarjes, si zakonisht.
Gurman thotë se prodhimi po shkon pa probleme, kështu që shanset janë që të shohim të katër modelet e iPhone 16 të lansohen së bashku më 20 shtator.
Pritet që Inteligjenca Artificiale të jetë risia e modelit të fundit të iPhone.Në qershor, Apple prezantoi disa opsione të Inteligjencës Artificiale që i quajti “Apple Intelligence” nga Genmoji i personalizuar te Siri më ‘i zgjuar’.






6 mënyra efektive për të ulur nivelet e stresit!






Disa këshilla për ta nisur ditën me energji!







Pagjumësia: Kura që funksionon në një filxhan!
