KreuStil Jetese

Shtatë shenjat që tregojnë se burri juaj ka lidhje me një kolege të punës!

Shtatë shenjat që tregojnë se burri juaj ka lidhje me një

Numri i marrëdhënieve jashtëmartesore në vendin e punës është rritur frikshëm, thotë Daily Mail, që citon disa sondazhe të flasin për një rritje të tyre deri në 85%.

Një nga arsyet kryesore është afërsia që krijohet mes kolegëve. Meshkujt, thuhet në shkrim, mund të jenë mjaft dembelë kur vjen fjala tek pesoni që i hedhin sytë dhe lëkunden nga dikush që shohin çdo ditë në zyrë. Gjasat për lidhje me dikë me të cilin kalon shumë kohë (sidomos nëse ka konflikte në shtëpi), janë shumë të mëdha. Flirtimet nga ana tjetër shihen dhe si një mënyrë për ta bërë punën më interesante, e për të shkarkuar stresin.
Arsye tjetër përse lidhjet në vendin e punës mund të jenë kaq tinëzare është se zyra shihet si një vend relativisht i lehtë për të fshehur një lidhje – çdo marrëdhënie atje mund të fshihet lehtësisht pas petkut në dukje të virtytshëm të ‘qëndrimit vonë’ për arsye pune.
Partneri juaj është “i ngjitur” me telefonin: Ai nuk e shkul nga dora as në pishinë, ose merr gjoja telefonate pune edhe gjatë pushimeve.
Tjetër shenjë se ai po fsheh dicka janë “edhe udhëtimet e papritur të punës, ose pretendime e vazhdueshme për vonesa “se është bllokuar në trafik”.
Nuk përgjigjet në telefon: Ky mund të jetë një motiv pë shqetësim, sepse edhe nëse duke punuar jashtë orarit, mund ta bëjë një lidhje në FaceTime, që ju ta shihni sakësisht se ku është.
Flet vazhdimisht për një kolege të caktuar: Emri i saj përmendet gjatë gjithë kohës, dhe kjo është arsye për reflektim.
Fillon papritur të kujdeset shumë për pamjen e tij- veshje e këpucë të reja, shikohet me kujdes në pasqyrë përpara se të dalë nga shtëpia, gjë që nuk e bënte përpara. OK, mund edhe të jetë më i kujdesshëm teksa kërkon një promovim, por mund edhe të jetë duke tentuar t`i bëjë përshtypje një gruaje tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF