KreuStil Jetese

Përse po rriten rastet e kancerit edhe tek të rinjtë “super të shëndetshëm”!

Përse po rriten rastet e kancerit edhe tek të rinjtë “super

Është tendenca shqetësuese shëndetësore që po i huton sot mjekët anembanë globit: rritja e dokumentuar e rasteve të të rinjve që preken nga kanceri i gjirit, zorrës e mushkërive, edhe pse ndjekin një stil të shendetshëm jetese. Të paktën për kancerin e zorrëve, dukej se ekzistonte një teori bindëse se pse sëmundja është rritur me 50 për qind në 20, 30 dhe 40 vjeç gjatë 30 viteve të fundit. Disa ekspertë besojnë se shpjegimi duhet të qëndrojë tek dëshira jonë për ushqimin e shijshëm por të konsideruar në fakt jo të shëndetshëm - dhe rritjen e obezitetit, duke ndikuar në shëndetin e sistemit tonë të tretjes.Megjithatë, kjo nuk shpjegon rritjen e rasteve të sëmundjes tek të rinjtë që konsiderohen në formë të përkryer fizike dhe ushqehen shëndetshëm.

Përse po rriten rastet e kancerit edhe tek të rinjtë “super

Është një fenomen i theksuar së fundmi nga ish-producentja e BBC Radio 4, Molly Guinness, e cila u diagnostikua me kancer në zorrë në moshën 39-vjeçare. “Shumica e shkrimeve në media fajësojnë dietën jot ë shëndetshme për kancerin e zorrës. Unë jam një prej të rinjve të dobët dhe që ndjekin ndieta super të kujdesshme ushqimore, të cilët së fundi janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Dhe në dhomën e pritjes në klinikën e specializuar për këtë lloj kanceri, shikoj vetëm njerëz që nga jashtë, duken në formë shumë të mirë fizike”, shkruan prezantuesja. Të dhënat zyrtare tregojnë se kanceri i zorrës është rritur me 52% mes moshave nga 25 deri në 49 vjec që prej fillimit të viteve 1990. Dhe duket problemi nuk është vetëm dieta ushqimore apo aktiviteti fizik, teksa shtimi i rasteve vihet re edhe tek vegjetarianet.

Përse po rriten rastet e kancerit edhe tek të rinjtë “super

E ndërsa misteri ende nuk është zbardhur, ekspertët dyshojnë se një ndryshim në mikrobiomën e zorrëve të të rinjve - mund të jetë përgjegjës për rritjen e rrezikut të kancerit, ashtu si edhe përdorimi i antibiotikëve në fëmijëri, rënia e ritmit të ushqyerjes me gji, apo ulja e nivelit të vitaminës D.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF