Kthejini festat në shtëpinë tuaj verore në një argëtim, duke përgatitur koktejet më të mira dhe më të shijshme të stinës. Baza e tyre është vodka, e më pas me fruta dhe ujë të gazuar, mund të realizoni pijet tuaja të preferuara, në vetëm 5 minuta.
Koktej violet
Përbërësit: 1 litër lëng molle, 3 litra ujë të gazuar, 10 lugë shurup vjollcë, qitro
Përgatitja: Fillimisht në çdo gotë hidhni gjysmë luge shurup vjollcë. Shtoni pastaj ujin e gazuar deri në 2/3 e gotës dhe në fund hidhini lëngun e mollës sipas dëshirës. Sugjerim: Për një shije më të mirë, ujin e gazuar zgjidheni me lime ose limon.
Koktej Martini me boronicë
Përbërësit: 1 lëng boronicë, 5 ml Martini Rosso, 2 ml vodka, 3 kube akulli dhe gjethe menteje
Përgatitja: Vendosini fillimisht kubat e akullit në gotë dhe më pas shtoni Martinin dhe vodkën. Përziejini ngadalë dhe më pas hidhini sipër lëngun e boronicës. Zbukurojeni me një degë menteje të freskët.
Koktej me vodka, qershi dhe trëndafil
Përbërësit: 40 ml vodka Belvedere, 10 ml limon i shtrydhur, 4 qershi, 2 feta limoni, 10 ml limonadë trëndafili Përgatitja: Në një gotë vere të ftohtë, hidhni vodkën, lëngun e limonit të shtrydhur dhe limonadën e trëndafilit, më pas shtoni fetat e limonit dhe qershitë. Përziejeni butësisht me një lugë dhe pijeni të ftohtë.
Koktej me vodka, trumzë dhe qitro
Përbërësit: 4 lugë vodka, 2 ml vermut i bardhë, 2 feta qitro, 2 degë trumzë, 40 ml uji i gazuar, 50 ml tonik
Përgatitja: Në një gotë vere të ftohtë, hidhni fillimisht vodkën, vermutin e bardhë, degëzat e trumzës, pastaj ujin e gazuar dhe tonikun. Shtoni fetat e qitros dhe përziejini butësisht.
Koktej vodka limes
Përbërësit: 30 ml vodka, 20 ml liker, 20 ml lëng lime, 60 ml ujë i gazuar, lime i freskët dhe kuba akulli
Përgatitja: Hidheni vodkën në një gotë të madhe vere, pastaj shtoni likerin dhe lëngun e limit dhe përziejini butësisht. Në fund, shtoni feta limes dhe ujin e gazuar.