KreuStil Jetese

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Nga Eda Bano 

Canberra është kryeqyteti i Australisë, vetëm 285 km larg Sidneit dhe 653 km larg Melburnit, i futur më në brendësi nga bregu juglindor i vendit. I rrethuar nga pyje, ferma, toka bujqësore dhe rezervate natyrore, ai me të drejtë ka fituar dhe e përligj pseudonimin e tij si "Kryeqyteti i shkurreve". S’ta merr mendja se është një kryeqytet, me ndërtesa 4-5-katëshe, shtëpi të vogla, rrugë të gjera me fare pak  njerëz që lëvizin në to, dhe një qytet ku pjesa më e madhe e dyqaneve e mbyllin në 7:30 pm dhe në 9:30 pm mbaron jeta në rrugë. Pika qendrore e qytetit është Liqeni Burley Griffin, i mbushur me varka me vela, me kajakë dhe ca pulëbardha me një si antenë në kokë që i bën ato të veçanta e të të duken si papagaj. Në breg të liqenit ndodhet Godina e Parlamentit, jashtëzakonisht moderne, si dhe muzetë duke përfshirë Galerinë Kombëtare, e njohur për koleksionet e saj të artit indigjen. Këtë sezon në Canberra (dhe vetëm në Canberra), ishte hapur ekspozita e Paul Gauguin “Tōna iho, Tōna Ao”, një eksperiencë e rrallë dhe mbresëlënëse për këdo admirues të artit.

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një atraksion i fshehur i Canberrës që s’duhet humbur? Liqeni pink, fare pranë qytetit (vetëm 8 km larg tij), i quajtur “Bruce pink lake”. Në fakt, Australia mbahet për liqenet pink, dhe ky është një thesar i vockël me të cilin Canberra ndihet krenare. Këto liqene për nga bukuria s’kanë të krahasuar, dhe meqë u bëra kurioze, zbulova nga web që: “ngjyra rozë vjen nga azolla pinnata, një mikrogjallesë ujore që është vendase në Australi”.

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Por jo vetëm kaq!

Canberra në atë thjeshtësinë e saj, të mahnit me formën dhe shtrirjen që ka, duket sikur një piktor fillimisht ka vizatuar me përpikëri një plan të bukur qyteti, me një kodër të rrumbullakët në mes të tij, rrethuar nga liqeni dhe një rrugë e drejtë lidh dy brigjet e mbaron te godina e parlamentit mbi të cilën ngrihen tri këmbë të mëdha metalike, si këmbë kamere. Nga ana tjetër shumë larg kësaj, në një vijë po kaq të drejtë, shtrihet një rrugë e gjerë rrethuar me flamurë të ndryshëm dhe e bën të gjithë pamjen spektakolare.

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Është gjithashtu edhe një si ballkon në malin Anslie, ku mund ta shohësh gjithë qytetin. Ky mal është shumë i arritshëm nga qyteti, vetëm 7 km larg. Por rruga deri në majë është një kënaqësi më vete. Sa merr drejt malit, të del një tabelë që të njofton “Next 3 km“- kangurë. Dhe vërtet, jo vetëm sheh kangurë në habitatin e tyre, por edhe të shohin gjithashtu!

Ata nuk afrohen, nuk janë miqësorë, por ama as nuk ikin. Teksa ushqehen dhe kërcejnë kruhen dhe luajnë, më bëjnë të kuptoj që “po”, vërtet jam në Australi, në një kontinent tjetër të bukur e të veçantë. Canberra gjithashtu ka edhe vende të tjera ku mund të shohësh koalat, kangurë, gjirafa etj., në kopshtin zoologjik… Por mburrja më e madhe e saj përveç muzeve, galerive e teatrove, është edhe observatori i madh nga i cili në një natë me yje, mund të kalosh orë të tëra aty, duke vrojtuar yjet. Kuptohet, duke e prenotuar më parë vizitën.

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Teksa largohem nga Canberra, mendoj që qeveritarët dhe pushtetarët australianë kanë zgjedhur vendin më të qetë, të thjeshtë, të gjelbëruar e të heshtur për të drejtuar vendin, sepse sa më të qetë ata, edhe vendimet në të mirë të popullsisë merren më lehtë! Sepse s’ka si të jetë ndryshe, jo për gjë. Unë për vete? S’do të mund të jetoja kurrë këtu. Si ta shtyj jetën me gjithë atë qetësi, mirëkuptim, heshtje, gjelbërim… ah, se harrova: në Canberra edhe moti është i skajshëm: në dimër (qershor, korrik, gusht), është shumë ftohtë, një i ftohtë i keq që të hyn në palcë. Kurse vera është po kaq e nxehtë e përvëluese.

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

E bukur dhe e qetë Canberra, s’ke ç’i thua!

Kuriozitet:

Vërtet që gjithkujt i lind pyetja: Pse Canberra të jetë kryeqyteti i Australisë, dhe jo Sidnei p.sh., që është  një qytet vërtet i madh, apo Melburni, që edhe ai është dinjitoz si qytet për të përfaqësuar një kryeqytet? Pas shumë diskutimeve të gjata rreth kësaj, u vendos që kryeqyteti i ri do të ndërtohej në Uellsin e Ri Jugor, për sa kohë që të ishte më afër me Sidneit.Kryeqyteti u themelua dhe u emërua zyrtarisht si Canberra në 1913.

Eda, 11.07.2024

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF