KreuStil Jetese

Trajtojeni mirë lëkurën me DermaClear: Trajtimi 'must' për fytyrën në SMARTDERM

 

Trajtojeni mirë lëkurën me DermaClear: Trajtimi 'must'

Mirëmbajtja bazike e lëkurës kërkon gjithmonë pastrimin nga qelizat e vdekura, mbetjet bakteriale, yndyra e produktet kozmetike që aplikojmë, si dhe hidratimin e saj. Sot ju prezantojmë me trajtimin DermaClear, i cili targeton të gjitha problematikat e mësipërme. DermaClear eksfolion, pastron, hidraton dhe ushqen thellësisht lëkurën e fytyrës, duke e lënë atë të duket e freskët dhe e pastër.
Kjo procedurë realizohet në disa hapa:

Trajtojeni mirë lëkurën me DermaClear: Trajtimi 'must'


Hapi 1: Eksfolimi
Eksfolimi i butë fizik dhe kimik hap poret dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës, duke inkurajuar rinovimin natyral të qelizave të lëkurës dhe duke e lëmuar atë.
Hapi 2: Pastrimi
Papastërtitë hiqen nga poret me përbërës që pastrojnë thellësisht me thithje të fuqishme, duke evituar avullin dhe nxehtësinë e tij në lëkurë.
Hapi 3: Hidratimi
Një zgjidhje ushqyese dhe hidratuese, e mbushur me antioksidantë të efektshëm dhe serume kundër plakjes, shpërndahet në mënyrë efikase përmes majës së rrotullimit të patentuar të pajisjes, duke siguruar penetrimin optimal të lëkurës.
Pas realizimit të këtij procesi, lëkura është gati të përballet me përditshmërinë me gjithë shkëlqimin e saj!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF