KreuStil Jetese

Rregullat e reja/ Hyn në fuqi orari fleksibël i punës për administratën publike!

Rregullat e reja/ Hyn në fuqi orari fleksibël i punës për

Punonjësit e administratës do të punojnë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjte dhe 6 orë ditën e premte. Ata duhet të jenë prezent në pozicionin e punës gjatë fashës orare 09:30-15:30, ndërkohë që pjesën e mbetur të orëve të punës mund t’i kryejnë duke zgjedhur ta nisin punën më herët, ose ta përfundojnë atë më vonë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam një vendim për rregullat e kohëzgjatjes së punën dhe pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Rregullat e reja/ Hyn në fuqi orari fleksibël i punës për

Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.

Gjithashtu janë bërë ndryshime edhe në Kodin e Punës për dhënien e lejeve, “Në lidhje me autoritetin përgjegjës për dhënien e lejeve kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga Sekretari i Përgjithshëm te drejtuesi i burimeve njerëzore. Në ndryshimet e Kodit të Punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administratës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak se një javë kalendarike. Është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja është 22 ditë pune, ku janë shtuar dhe 2 ditë pushim për të gjithë punonjësit”, tha ajo.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë 130 mijë punonjës të administratës publike.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF