KreuStil Jetese

Ja pse duhen konsumuar herët në mëngjes fiqtë e freskët!

Ja pse duhen konsumuar herët në mëngjes fiqtë e

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë. Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim. Falë përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut, duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

Ja pse duhen konsumuar herët në mëngjes fiqtë e

Fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë. Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalciumit. Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin.

Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

-SËMUNDJET E ZEMRËS DHE GURËT NË VESHKA

-KOCKA TË FORTA

-SHËNDETI I SYVE

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF