Libri i Britney Spears, “Gruaja brenda meje”, i cili mbart në faqet e tij kujtimet e yllit të popit, është në rrugën e duhur për t'u kthyer në një film biografik.
“Gruaja brenda meje“, sjellë në gjuhën shqipe nga Shtëpia botuese “Mediaprint” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën që në javën e parë në librari.
Së fundmi "Universal Pictures" njoftoi se ata kanë siguruar të drejtat për librin e këngëtares, "The Woman In Me", me regjisorin Jon M. Chu dhe Marc Platt ta prodhuar.
Burime të njohura me projektin thonë se ende nuk ka pasur biseda se kush do të merrë rolin e Britneyt, nuk ka një drejtor kasting të bashkangjitur me filmin në këtë pikë, por ajo që dihet është se Britney do të japë miratimin e kastit.
Britney mezi po e pret filmin dhe lidhur me këtë lajm ka bërë edhe një postim në mediat sociale "E emocionuar të ndaj me fansat e mi se kam punuar për një projekt sekret me #MarcPlatt. Ai është bërë gjithmonë i preferuari im për sa u takon filmave”.


Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë






Vitaminat e nevojshme gjatë verës!



3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!





Gabimet që bëni shpesh me ilaçet!

1 Gusht – Numri i ri i BORDO në duart tuaja!


