Barcelona po planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët me qëllim që të zbusë krizën për shtëpi për vendsit. Autoritetet synojnë që 10 mijë apartamentet që jepen me qira afatshkurtra në pikën kryesore turistike të Spanjës, të jenë në dispozicion të banorëve vendas, që ankohen për çmimet e larta.
Në Barcelonë jetojnë 1.6 milionë banorë, por vitin e kaluar, qytetin e vizituan 26 milionë turistë, shumë prej të cilëve qëndruan në apartamente me qira. Edhe pse turizmi zë 15 për qind të ekonomisë së tij, banorë të qytetit të Barcelonës dolën në rrugë për të protestuar kundër numrit të lartë të vizitorëve, që ka çuar në një rritje tejet të lartë të qirave për vendasit.
Zyrtarët e Barcelonës u zotuan të frenojnë të gjitha qiratë afatshkurta deri në vitin 2028 me shpresën për rregullimin e situatës.
Laia Bonet, nënkryetarja e bashkisë, thotë se qyteti e do turizmin, por duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të ndihmuar banorët që përballen me rritjen e madhe të qirave dhe çmimeve të pasurive të paluajtshme.
Megjithatë, pronarët e apartamenteve kanë në plan ta kundështojnë vendimin, duke argumentuar se eliminimi i qirave afatshkurtra do të kërcënonte jetesën e tyre dhe do ta linte qytetin pa hapësira të mjaftueshme për strehim të përkohshëm. Rreth 2.5 milionë turistë qëndruan në apartamente vitin e kaluar, sipas Shoqatës së Apartamenteve Turistike të Barcelonës, e njohur gjithashtu si Apartur.

Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë






Vitaminat e nevojshme gjatë verës!



3 kokteje të freskëta nga L&M Comercial!





Gabimet që bëni shpesh me ilaçet!

1 Gusht – Numri i ri i BORDO në duart tuaja!



