KreuStil Jetese

Legjenda e notit akuzon rëndë Lojërat Olimpike: Kemi gjetur krimba në ushqim!

Legjenda e notit akuzon rëndë Lojërat Olimpike: Kemi gjetur

Legjenda e notit të skuadrës GB Adam Peaty ka zbuluar se si atletët kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre në Fshatin Olimpik në Paris.
Gjashtë herë medalisti olimpik, të cilit ju desh të luftonte edhe Covid-in gjatë Lojërave ka ngritur shqetësime mjaft serioze sa i përket kushteve në fshatin e Lojërave Olimpike 2024 ku sportistët e gjithë botës bashkëjetojnë prej disa ditësh.

Legjenda e notit akuzon rëndë Lojërat Olimpike: Kemi gjetur

29-vjeçari u cilësua si një nga shpresat më të mëdha të Team GB për medalje që shkon në Paris 2024, megjithatë përfundoi vetëm i dyti në garën 100 metra. Pasi humbi për dy të qindtat e sekondës, ai pranoi në intervistën e tij pas garës se kishte pasur dhimbje në fyt, ndërsa ditën tjetër u diagnostikua me Covid. Për Adam Peaty infektimi me virusin nuk ishte gjëja më e keqe që i ndodhi në eksperiencën e Parisit pasi sipas tij kateringu i ushqimit për sportistët ishte i tmerrshëm.

Legjenda e notit akuzon rëndë Lojërat Olimpike: Kemi gjetur


"Kateringu nuk është mjaftueshëm i mirë për nivelin që pritet të performojnë atletët. Ne duhet të japim më të mirën që mundemi. Nuk kishte mundësi të mjaftueshme proteinash, radhë të gjata, pritje 30 minuta për ushqim sepse nuk ka sistem të radhës. Sportistët kanë gjetur krimba tek peshku që na dhanë të konsumojmë"; ka deklaruar atleti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF