KreuStil Jetese

Mos e shihni vetëm: Pse të gjithë janë fiksuar pas këtij filmi horror në Netflix?!

Mos e shihni vetëm: Pse të gjithë janë fiksuar pas

Fansat e Netflix kanë lëshuar një paralajmërim për të mos parë vetëm një film të tmerrshëm horror, pasi sipas tyre ai është aq i frikshëm sa ta çon ankthin 'deri në qiell'. Filmi horror, i publikuar fillimisht dy vjet më parë, është ngjitur në mënyrë të shpejtë në renditjen e Netflix dhe shikuesit kanë mbetur të tronditur dhe të frikësuar nga skenat e shtëpive të përhumbura.

Mos e shihni vetëm: Pse të gjithë janë fiksuar pas

Filmi, i titulluar 'The Deep House', ka tërhequr vëmendjen e filmdashësve këtë verë dhe ka qenë në qendër të bisedave të mediave sociale.

Prodhimi kinematografik është bashkëdrejtuar nga kineastët francezë Julien Maury dhe Alexandre Bustillo dhe e shpërndarë nga Blumhouse Productions. Historia përqendrohet rreth dy përdoruesve të YouTube, të quajtur Ben dhe Tina, të cilët udhëtojnë nëpër vende të njohura që ka fantazma e shpirtra, për të krijuar përmbajtje për kanalin e tyre. Dyshja, të cilët së fundmi janë fejuar, udhëtojnë në Francë për të eksploruar një spital të zhytur në një liqen artificial dhe për të zbuluar aty një shtëpi të zymtë plot me surpriza të tmerrshme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF