Gjithë dashnorët e natës
Autori: Mieko Kawakami – Çmimi: 1000 lekë
Fujuko është korrektore mes të të tridhjetave, e cila punon dhe jeton në një qytet ku nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të reja. Një ditë, Fujuko ndalon në një rrugë në Tokio dhe vëren reflektimin e vetes në xhamin e një vitrine, ajo sheh një grua të zbehtë, pa shpirt, të cilës i ka munguar forca për të ndryshuar jetën e saj. Teksa ndodh ky ndryshim i vonuar, dalin në sipërfaqe episode nga e kaluara e saj. “Gjithë dashnorët e natës”, një roman i mprehtë dhe i thellë, argëtues dhe tërheqës që do t'i bëjë lexuesit të qeshin dhe të qajnë.
Loja
Autori: Alessandro Baricco – Çmimi: 1200 lekë
Romani “The Game” ose “Loja”, është libri më i fundit i shkrimtarit italian Alessandro Baricco. Ky libër vjen pikërisht në kohën e duhur, ndërsa gjithkush që ka një celular në dorë i bën vetes një pyetje: Ç’po ndodh me jetët tona? Rrjeti, jomaterialja, përtejbota, janë bërë realitet dhe pjesë e jetës sonë të përditshme. Çfarë mbetet për t’u bërë, janë disa nga përgjigjet që Baricco me inteligjencën dhe mendjen e tij të ndritur na i jep me thjeshtësinë dhe shkrimin e një autori të madh, i cili vjen nën shqipërimin e pacentë të Agim Doksani.
Nagasaki
Autori: Eric Faye – Çmimi: 600 lekë
Meteorologu Shimura-san bën një jetë të qetë e të vetmuar në periferinë e Nagasakit. Ose kështu dëshiron të besojë. Por, një ditë krejt papritur, ai vëren se çdo ditë sendet në shtëpinë e tij nisin të zhvendosen mistershëm dhe ushqimet zhduken. Të jetë fantazmë? Halucinacion? Duke mos mundur ta përballojë këtë situatë të çuditshme, Shimura vendos një web-kamera për të parë se çfarë ndodh në shtëpinë e tij. Por, ndonëse është i etur për të mësuar se çfarë fshihet pas kësaj situate, a është ai vërtet gati ta zbulojë misterin?
Ekzekutuesi
Autori: Lars Kepler – Çmimi: 1500 lekë
Jona jeton në Stokholm dhe aty ka shkelur çdo rrugicë e çdo shesh, por nuk ka qenë kurrë në atë apartament elegant e luksoz, prej nga dëgjohen tingujt e një muzike mallëngjyese. Dhoma e ndenjjes është krejtësisht e zhveshur. Një burrë rri pezull disa centimetra nga dyshemeja dhe duket sikur pluskon në ajër, duke ndjekur tingullin e violinës. Ky vend krimi, ka diçka të pashpjegueshme. Vrasje apo vetëvrasje? Inspektori e di se dukjet janë vetëm veli mashtrues, pas së cilit fshihen krimet dhe krimet lindin nga një gjë e vetme: dëshirat...
Me dashuri nga Londra
Autori: Sarah Jio – Çmimi: 1300 lekë
Kur Valentina Bejker ishte 12 vjeçe, nëna e saj, u largua nga shtëpia për t'u kthyer në vendlindjen e saj, Londër. Vite më vonë, jeta e Valit merr një kthesë të papritur kur mëson se e ëma ka ndërruar jetë, duke i lënë trashëgimi apartamentin dhe librarinë e saj në Primroz Hill në Londër. Ajo fluturon përtej Atlantikut, duke shpresuar të mësojë se kush ishte në të vërtetë nëna e saj. Duke bashkuar copëzat e jetës së Eloizës, e dashuruar me banesën e saj ngjyrë pastel dhe librarinë, ajo zbulon dashurinë e pamundur të së ëmës...
Gënjeshtra
Autori: Ana Huang – Çmimi: 1500 lekë
Tërheqës, vdekjeprurës dhe mjaft i zgjuar për ta fshehur këtë tipar, Kristian Herper është një përbindësh i veshur me kostumin e përsosur të një zotërie. Ai as që do t'ia dijë për moralin dhe aq më pak për dashurinë, por nuk e mohon tërheqjen e çuditshme që ndien ndaj gruas, e cila jeton vetëm një kat më poshtë. Ajo është objekti i dëshirave të tij të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t'u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t'i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.

5 kokteje për festat verore në shtëpi!
















Një vizitë në Canberra, kryeqytetin e Australisë


