KreuStil Jetese

Keni fryrje? Ushqimet që duhet të konsumoni për një bark të sheshtë!

Keni fryrje? Ushqimet që duhet të konsumoni për një bark

Shume prej nesh ndihen te fryre pas ushqimit, e duket sikur asgje nuk funksionon ne raste te tilla. Megjithate, ka disa ushqime qe mund t’ju ndihmojnë të largoni simptomat e bezdisshme të fryrjes së barkut dhe t’ju bëjnë të keni bark të sheshtë mëngjesin e nesërm janë më poshtë.

Avokado. Pritini dy feta dhe shijoni shijen e tyre unike të pasur. Fibrat që përmbajnë do t’ju ngopin dhe në të njëjtën kohë nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë ditën e nesërme.

Luleshtrydhe, mjedra , (1 filxhan), grejpfrut (1/2 fetë): Zgjidhni këto fruta dhe do të ndiheni të lehtë

Asparagu. Së bashku me kastravecat dhe limonin bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve që ndihmojnë në largimin e lëngjeve nga trupi, duke pastruar sistemin tretës.

Xhenxhefil.  Me vetitë anti-inflamatore dhe tretëse, xhenxhefili ngjitet lart në listën e ushqimeve që ndihmojnë në fryrjen e barkut. Dhe nëse po pyesni se si ta vendosni në dietën tuaj dhe në ushqimin tuaj, provoni ta shtoni në smoothie ose në një salcë që përdorni në sallata. Një zgjidhje tjetër e mirë është ta përfshini atë në çajin ose limonadën tuaj.

Uji. Pini një gotë ujë çdo natë para gjumit për të larguar toksinat.

Kos me pak yndyrë (një filxhan) me manaferra (gjysmë filxhani) Një filxhan kos çdo ditë është i mjaftueshëm për funksionimin e duhur të sistemit tretës dhe imunitar.

Çaji jeshil. Përveç nxitjes së metabolizmit tuaj, çaji jeshil, i pasur me katekina antioksiduese, ndihmon gjithashtu në reduktimin e fryrjes që ndjeni në bark.

Mente, xhenxhefil ose kamomil.  Ato ndihmojnë tretjen dhe kanë zero kalori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF