KreuStil Jetese

Si të mbroheni nga lija e majmunit, ja masat kryesore që mund të merrni!

Si të mbroheni nga lija e majmunit, ja masat kryesore që mund të


Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Mpox një emergjencë shëndetësore globale, por rreziku për publikun e gjerë në vendet që aktualisht nuk përjetojnë shpërthime të Mpox është minimal, thonë ata. OBSH dha alarmin për shpërthimet e Mpox në Kongo dhe rajone të tjera afrikane, duke i shpallur ato një emergjencë globale që kërkon veprim të menjëhershëm për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Suedia ka konfirmuar rastin e saj të parë të një lloji të ri të Mpox, i kufizuar më parë në Afrikë, cka përbën edhe rastin e parë zyrtar në Europë. Nisur nga ky zhvillim, autoritetet shëndetësore në kontinentin e vjetër, janë në gatishmëri të lartë për më shumë raste që vijnë nga jashtë. Mpox, i njohur gjithashtu si lija e majmunit, përhapet kryesisht nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëkurën e njerëzve të infektuar ose përmes objekteve të kontaminuara si veshjet ose shtroja. Virusi zakonisht shkakton lezione të dukshme të lëkurës, si pucra të mëdha në trup.

Për të evituar infektimin, profesionistët e shëndetësisë rekomandojnë shmangien e kontaktit fizik me këdo që ka lezione të ngjashme me Mpox, të mos ndajnë sende personale si rroba me ta, apo të flenë në të njëjtin shtrat, dhe të bëjnë shumë kujdes me higjenën, duke përfshirë larjen e rregullt të duarve, informon Mirror US .Përhapja e Mpox është dukshëm më e ngadaltë në krahasim me koronavirusin. Pas shfaqjes së koronavirusit në Kinë, numri i rasteve u rrit shpejt nga disa qindra në mijëra; në vetëm një javë në janar, numri i rasteve u rrit më shumë se dhjetëfish.Evolucioni i ardhshëm i mpox mbetet i pasigurt. Epidemia e vitit 2022, e cila preku më shumë se 70 vende, u frenua shpejt brenda disa muajsh, pjesërisht falë përpjekjeve të vaksinimit dhe barnave të disponueshme për grupet me rrezik të lartë në vendet më të pasura.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF