KreuStil Jetese

Udhëtimi drejt BE-së me leje: ja kur nis aplikimi?

Udhëtimi drejt BE-së me leje: ja kur nis aplikimi?

Duke filluar nga janari i vitit që vjen do të na duhet që përpara se të udhëtojmë në vendet e Shengenit, të marrim një konfirmim online në sistemin Etias nëse mund të udhëtojmë.

Udhëtimi drejt BE-së me leje: ja kur nis aplikimi?

Ky rregull i ri shoqërohet edhe me një pagesë prej 7 eurosh për person dhe leja është e vlefshme për tri vite. 

Shqipëria është një nga 60 vendet në gjithë botën që kanë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen. Kjo është harta e vendeve dhe me ngjyrën jeshile, përfshi edhe Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, hyjnë në sistemin e ri të lëvizjes.

Koha e qëndrimit sërish është 90 ditë ndërsa kjo leje nuk do të heqë kontrollet në kufi, sërish çdo vend i Shengenit në kufi do kërkojë dokumentet shtesë për udhëtimin dhe ka të drejtën e refuzimit të hyrjes. Aplikimi duhet bërë shumë kohë para planifikimit të udhëtimit, ndërsa korrigjimi i të dhënave në sistem, nëse aplikimi është bërë gabim zgjat për 30 ditë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF