KreuCelebrity

Ja traditat fatsjellëse për mbrëmjen e Vitit të Ri!

Ja traditat fatsjellëse për mbrëmjen e Vitit të Ri!

12 kokrra rrushi

Një traditë që vjen nga Spanja dhe Portugalia, ku konsumimi i 12 kokrrave të rrushit në mesnatë simbolizon 12 muajt e vitit të ardhshëm. Secila kokërr përfaqëson një muaj, dhe besimi thotë se kjo sjell mbarësi për çdo muaj të vitit.

Ushqime në formë unaze

Kjo ka të bëjë me ushqime si petullat e ëmbla ose kekët që kanë formë rrethore, me hapësirë në mes. Kjo simbolizon ciklin e plotë të vitit, duke sugjeruar që viti i ri do të jetë i plotë dhe i mbarë.

Mishi i derrit

Në shumë kultura, mishi i derrit konsiderohet shumë fatsjellës, pasi derrat janë simbol i shëndetit dhe begatisë. Ata gjithashtu ecin gjithmonë përpara, që nënkupton progresin dhe zhvillimin. Proshuta dhe salsiçet janë disa nga mënyrat e zakonshme për ta konsumuar këtë mish.

Plasja e një shege

Në Greqi, është një traditë që të plasi një shegë në dysheme gjatë natës së Vitit të Ri. Kokrra e shegës simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien, dhe sa më shumë kokrra të dalin, aq më shumë mbarësi pritet për vitin e ri.

Pjekja e peshkut të pacopëtuar

Peshku është një simbol i fatit për tre arsye: luspat e tij ngjasojnë me qindarkat, ai noton gjithmonë përpara (simbol i progresit) dhe qëndron në grupe, që simbolizon unitetin e familjes.

Konsumimi i makaronave të gjata

Sipas një tradite japoneze, makarona të gjata simbolizojnë një jetë të gjatë dhe fat. Besimi thotë se këto makarona duhet të konsumohen pa i thyer për të sjellë fatin e dëshiruar.

Perime me ngjyrë të gjelbër

Këto perime, që ngjasojnë me paratë, konsiderohen fatsjellëse në disa kultura, pasi besohet se ato tërheqin mbarësi dhe pasuri.

Thjerrëza

Në Itali dhe Brazil, thjerrëzat janë të njohura për simbolizimin e pasurisë, pasi kanë ngjashmëri me monedhat. Ky ushqim është gjithashtu pjesë e traditave romake dhe besohet se sjell fat dhe pasuri.

Kek me një monedhë

Një tjetër traditë greke kërkon që të pjeket një kek i veçantë i quajtur “vasilopita”, në të cilin futet një monedhë. Personi që gjen monedhën në pjesën e tij të kekut, thuhet se do të ketë fat dhe mbarësi gjatë vitit që vjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF