KreuCelebrity

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për trashëgiminë e tyre!

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për


Viti 2024 ka shënuar humbje të mëdha në botën e artit, muzikës dhe kinemasë, pasi disa prej emrave më të dashura dhe të njohura të botës kanë ndërruar jetë. Këto humbje janë një kujtesë për ndikimin e madh që këta individë kanë patur në jetën e miliona njerëzve dhe për trashëgiminë e pasur që kanë lënë pas. Ata ishin personalitete që, me talentin, angazhimin dhe pasionin e tyre, arritën të prekin zemrat e shumë fansave dhe të krijonin vepra që do të jetojnë përgjithmonë. Në këtë përmbledhje, do të gjeni disa nga emrat më të njohur që humbën jetën gjatë këtij viti dhe ndikimin e tyre të pafund.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Humbja e fundit që ka trishtuar botën është ajo e Jimmy Carter, ish-presidenti i SHBA-së, i cili ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe jo vetëm si lider politik, por edhe si humanist dhe aktivist i palodhur. Ai është një figurë e nderuar dhe e respektuar në mbarë botën për angazhimin e tij në promovimin e paqes, të drejtat e njeriut dhe ndihmën për ata që janë në nevojë. Fitues i Çmimit Nobel për Paqe, per perpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqesore për konfliktet ndërkombëtare.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Richard Simmons (1948-2024) – Instruktori i fitnesit dhe personaliteti televiziv, i njohur për angazhimin e tij për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, i cili u bë një figurë e dashur për miliona fansa.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për


Shelley Duvall (1949-2024) – Aktorja ikone që u bë e njohur për rolin e saj të paharrueshëm si Wendy Torrance në The Shining, duke lënë një ndikim të madh në kinematografi.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Liam Payne (1993-2024) – Anëtar i grupit të njohur One Direction, Liam ishte një yll në muzikën pop që fatkeqësisht u nda nga jetë në moshën 31-vjeçare duke tronditur botën.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

James Earl Jones (1931-2024) – Aktori legjendar, i njohur për rolin e tij si Darth Vader në Star Wars, si dhe për zërin e tij karakteristik që i dha jetë shumë projekteve të tjera të mëdha.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për


Shannen Doherty (1971-2024) – Aktorja e njohur për rolet e saj në serialet Beverly Hills, 90210 dhe Charmed, që e bënë të dashur për shumë breza fansash.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Donald Sutherland (1935-2024) – Aktori kanadez i nderuar për performancat e tij në The Hunger Games dhe MASH, figura e tij ka qenë e pranishme në kinematografi për më shumë se shtatë dekada.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Quincy Jones (1933-2024) – Një nga producentët dhe muzikantët më të mëdhenj në historinë e muzikës, i njohur për punën e tij me Michael Jackson dhe për ndikimin e tij në shumë gjini muzikore.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Iris Apfel (1921-2024) – Ikonë e modës dhe stiliste e njohur për veçantinë e saj, Iris Apfel ishte një figurë e dashur për përkushtimin e saj ndaj stilit të papërsëritshëm dhe influencën që kishte në industrinë e modës. Ajo ishte gjithashtu një aktiviste dhe një model i pasionit për kreativitetin dhe individualitetin.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për


Alain Delon (1935-2024) – Aktori legjendar francez i njohur për rolet e tij në filma të mëdhenj si Le Samouraï dhe Plein Soleil, Alain Delon ishte një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze dhe ndërkombëtare. Vështrimi i tij magnetik dhe performancat e paharrueshme e bënë atë një nga aktorët më të respektuar të botës së kinemasë.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Dame Maggie Smith – (28 dhjetor 1934- 27 shtator 2024) E njohur për rolet e saj të paharrueshme në teatër dhe kinematë britanike, Lady Smith mbetet një legjendë në artin teatral dhe filmik, veçanërisht për rolin e saj si Minerva McGonagall në Harry Potter dhe në serialin Downton Abbey.

Yjet që humbën jetën në 2024: Një homazh për

Anouk Aimée (1932-2024) – Aktorja franceze e njohur për rolet e saj në filmat klasikë të Nouvelle Vague, ajo ka lënë një pasuri të çmuar në kinematografinë botërore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF