Nicole Kidman së fundmi bëri bujë në një plazh në Sydney të Australisë! Në moshën 57-vjeçare, aktorja shfaqi figurën e saj të hollë dhe këmbët e gjata e të super tonifikuara. Ylli hollivudian nuk mbante një veshje seksi, por kishte veshur një body me mëngë të gjata dhe pantallona të shkurtra.
Edhe pse duhet të ishte normalisht pranë moshës së pensionit, Nicole besohet t`i jetë nënshtruar procedurash të panumërta të fytyrës, por nga ana tjetër mund të mburret me një trup prej adoleshenteje: Bark të sheshtë, këmbë të holla e krahë të tonifikuar. Asnjë gjurmë celuliti nuk gjen në trupin e aktores së njohur hollivudiane.
Nicole shkoi në plazh me bashkëshortin e saj, muzikantin Keith Urban dhe disa miq. Të dy janë të martuar që nga viti 2006 dhe kanë dy vajza së bashku: Sunday dhe Faith. Duke qenë në vendlindjen e saj, ajo nuk i shpëtoi asnjëherë paparacëve, të cilët e fotografuan duke vrapuar në plazh, duke dalë nga uji ose duke bërë banja dielli me burrin e saj.
Pamjet u bënë virale edhe në rrjetet sociale, me përdoruesit e rrjetit që u mahnitën se si duket fytyra e Nicole pa grim. Nicole është një nga aktoret më të njohura në Hollywood dhe ka një pasuri prej 250 milionë dollarësh.