KreuCelebrity

Ndarja nga tradhtia e Gerdit? Enada Hoxha: Jetoj ende me nënën e tij!

 

Ndarja nga tradhtia e Gerdit? Enada Hoxha: Jetoj ende me nënën e tij!

Enada Hoxha ia vuri vete “vulën” thashethemeve që qarkullonin prej disa muajsh. Me lote në sy dhe zërin që i dridhej ajo pranoi që nuk është më krah Gerdit, babait të djalit të saj dhe njeriut që i fali vitet më të bukura të jetës, edhe pse ajo ende jeton në të njëjtën shtëpi me nënën e tij.

Ndarja nga tradhtia e Gerdit? Enada Hoxha: Jetoj ende me nënën e tij!

Sipas balerinës ka gjëra që nuk falen, prandaj dhe vendosi t’i jepte fund. E sidomos tradhtia bëhet akoma dhe më e rëndë kur vjen nga njeriu që nuk e prisje dhe ndaje me të gjithçka. Thuhet se vajza me të cilën ai tradhtoi, është një balerinë e njohur, kolege dhe shoqe e Enadës, shkruan pamfleti. net. Si duket, vitet e përpjekjes nga ana e “shoqes” për t’i marrë rolet në skenë Enadës rezultuan pa sukses, por s’mund të themi të njëjtën gjë kur vjen puna te Gerd Vaso.

Gjithsesi, kjo është vetëm një nga tradhtitë e shumta që balerini ka bërë ndaj ish-bashkortes së tij dhe nënës së djalit. ‘Pamfleti’ shkroi më herët për faktin se Gerdi ishte shumë ‘i lëvizshëm’ në atë martesë dhe tradhtinë e kishte kthyer në një rutinë. Por, edhe pse e lënduar, Enada nuk e mohoi që ende ushqente ndjenja për ish-partnerin e saj në skenë dhe në jetë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF