KreuCelebrity

“Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija të dridhet dhe gruaja…”, Jozi befason me deklaratën!

“Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija të

Ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale nje pohim i fundit nga Jozi. Gjatë një bisede me Loredanën dhe Gertën, ai shprehu mendimin e tij mbi autoritetin që duhet të ketë një burrë në familje, duke theksuar se kur ai hyn në shtëpi, fëmijët duhet të frikësohen dhe të vrapojnë për të kapur librat.

Komenti i Jozit:
“Ore, i keni harruar gjërat ju moj! Ore, duhet me ardh era burrë. Kur vjen burri në shtëpi, me u dridh shtëpia. Fëmijët me ja fut vrapit, me kap librat. Vetëm gruaja qendron në sallon.”
Ndërkohë Loredana shihet duke qeshur nga sikleti.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të shumta mes publikut. Disa e kanë parë si një mentalitet të vjetër dhe patriarkal, ndërsa të tjerë e kanë marrë si një shaka apo një mënyrë për të theksuar disiplinën në familje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF