LUSH bëri 2 vjeç në Shqipëri dhe me rastin e ditëlindjes së dytë, zgjodhi që të festojë në një ngjarje që do të mbajë mend gjatë. LUSH bën diferencën jo vetëm për produktet e saj, por edhe për 'shtëpinë' e krijuar për këto produkte, e cila duket sikur futesh në një botë të bukur me ngjyra që do të qëndrojë sa më gjatë.
I vendosur si fillim në zemër të qendrës tregtare Toptani, e më pas në Teg, LUSH gjatë këtyre dy viteve ka ditur të rrëmbejë zemrat e klientëve. Mbrëmja e kësaj të fundit që një festë e vërtetë për suksesin e 2-vjeçarit, dhe në mes të pranishmëve ishin të shumtë emrat e njohur publikë.
-
Brenda eventit magjepsës të LUSH! VIP-at që morën pjesë!
17 Mars, 12:22
Franceska Tolaj, drejtuesja e Lush në Shqipëri, thekson se një nga arsyet e ngjarjes ishte për të vendosur në pah fragrancat e fatkeqësive. Se si emocionet, kujtimet lidhur me aromat dhe se si përmes nuhatjes ato kanë që të kujtojnë ushqimin nga të cilat mund të nxitet shqisa e shijimit.
Çdo gjë ishte kuruar në detaje, dhe si stimulues të aroma në event ishin koktejet të cilat ishin menduara me cilat parfume do të shoqëroheshin. Nëpërmjet 'stickers' të parfumit që ishte i ndjerë aromën; dhe kokteji shijohej ndryshe nëse do të konsumojë me apo pa 'stickers' e vendosura.
Lush është bërë viral në TIKTOK për fragrancat, të cilat duhet thënë se janë një art në vetvete; - është bërë trend për aromat e ngrënshme, si vanilja, gjalpi, kakaoja, çokollata, etj.
Lush, e themeluar në vitin 1995, është firma e njohur në gjithë botën, me mbi 860 dyqane. Një mori produktesh që iua kalojnë edhe frutat e perimeve për nga freskia dhe vetitë e tyre natyrale. Që nga shampot, balsamët, sapunët, maskat, hidratuesit, make up-i, parfumet e deri te pastat e dhëmbëve do t'i gjeni gjeni nga ato që janë gjetur e përzgjidhen me shumë kujdes dhe hidhen drejt në produkt me minimumin e paketimit.
Dhe nëse mendoni se ka vetëm produkte për gra, e keni shumë gabim..pasi LUSH ka menduar për të gjithë. Madje kremrat e rrojës për meshkujt dhe produktet e tjera të kujdesit për mjekrat që janë shumë në modë tani, janë ndër produktet më të preferuara të LUSH.



Gatimet e preferuara të Kate Middleton!




100 vjet FENDI! Fakte që duhet t'i dini!






Strasburg, një destinacion dashurie!


Sot Shën Valentin; çfarë duhet të dini!




