KreuCelebrity

Miley Cyrus shkëput lidhjet me të atin: “Nuk do që të dëgjojë më për të”!

Miley Cyrus shkëput lidhjet me të atin: “Nuk do që të

Miley Cyrus dhe Billy Ray Cyrus fituan zemrat e publikut pasi interpretuan së bashku në serialin hit "Hannah Montana". Marrëdhënia e tyre ishte një shembull për shumë njerëz, dhe artisti konsiderohej një idhull i vërtetë për vajzat adoleshente në mbarë botën.

Miley Cyrus shkëput lidhjet me të atin: “Nuk do që të

Por së fundi, marrëdhënia at e bijë duket ka vuajtur shumë. Billy Ray Cyrus dhe ish bashkëshortja, Tish, kanë qenë të martuar për rreth 30 vjet dhe kanë pesë fëmijë së bashku: Miley është fëmija i tretë i ish-çiftit. Prindërit e këngëtares u divorcuan më shumë se dy vjet më parë dhe kjo solli edhe një përçarje mes Miley-t dhe babait të saj.

Miley Cyrus shkëput lidhjet me të atin: “Nuk do që të

Billy Ray Cyrus së fundmi e quajti Tish një grua “të ligë” dhe “gënjeshtare”, dhe fjalëve të tij të ashpra nuk u shpëtoi as Miley vetë, pasi artisti përdori epitete negative edhe ndaj saj. Një burim i afërt me ta pohoi se “Miley nuk ishte dakord me disa gjëra që i ati bënte. Situata sipas tij është përshkallëzuar, dhe ata nuk janë aspak në marrëdhënie të mira, (...) asnjëri prej tyre nuk dëshiron të kërkojë falje, e për momentin, duken se nuk duan të kenë të bëjnë me njëri-tjetrin, u shpreh burimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF