KreuCelebrity

Pamjet rrëqethëse tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve me sëmundjen e rrallë!

Pamjet rrëqethëse tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve

Beteja e dhimbshme e Celine Dion me sindromën e ‘personit të ngurtë’ rrefehet e plote në dokumentarin e saj të ri, “I Am: Celine Dion”, me regjisoren Irene Taylor që pranon se disa momente ishin tejet të vështira për t’u xhiruar. Këngëtarja e “My Heart Will Go On” i beri publike me problemet e saj shëndetësore në fund të vitit 2022, kur u detyrua të anulonte dhe të riplanifikonte një sërë shfaqjesh. 56-vjeçarja kishte ftuar kamerat në shtëpinë e saj një vit më parë, dhe ata ishin gati për të kapur disa nga momentet e saj më të vështira në jetë.

Pamjet rrëqethëse tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve

Skena më rrëqethëse erdhi në fund, ku Celine-s filloi t’i vinte spazma e këmbës, duke iu rrëmbyer i gjithë trupi, ndërsa ekspertët nxituan për ta ndihmuar. E pyetur nëse ka pasur ndonjëherë një kohë që ajo ka menduar të ndalojë xhirimet – Irene pohoi: “Unë kurrë nuk i kam fikur kamerat, por sigurisht”.“Kishte momente kur ajo po lëvizte në një dhomë ose po shkonte diku dhe ne nuk e ndiqnim.

Pamjet rrëqethëse tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve

“Dëshiroj të them se kemi vepruar me një shkallë të respektueshme dinjiteti dhe respekti. Kur ajo po shkonte në dhomën e zhveshjes për të marrë mjekimin e saj, kjo ishte një gjë e ndjeshme”. “Ne ndoshta kemi zgjedhur të mos xhirojmë gjëra që ajo ndoshta do të na kishte lënë t’i filmonim, por thjesht menduam se nuk ishte zgjedhja e duhur”, theksoi ndër tjerash Irene.

Pamjet rrëqethëse tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve

Ylli i“All By Myself” u diagnostikua ne 2022 me sindromën e ‘personit të ngurtë’, një çrregullim tepër i rrallë autoimun.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF