Xhensila Myrtezaj ka qene ndoshta me shume se kurre keto kohe ne syrin e medias lidhur me jeten e saj private. Raporti dhe ndarja me Bes Kallakun ka bërë bujë e ka ngjallur aludime nga më të ndryshmet. Nuk kanë munguar as ‘kunjat’ ndaj njëri-tjetrit, të cilat i kanë percjelle përmes këngëve.
Te dy i kane vazhduar sakaq jetët e tyre ndaras me aktivitetet e zakonshme në karrierë. Xhensila këtë periudhë ka vendosur që të bëjë pak pushime bashkë me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amen.
Në fotografitë e reja që publikoi në Instagram, ajo tha: “Nuk të duhet magji që të zhdukesh, gjithçka që të nevojitet është një destinacion”.