KreuCelebrity

Performanca virale që “ndryshoi gjithçka”: Si Tom Holland dyshohet se fitoi zemrën e Zendaya-s

Performanca virale që “ndryshoi gjithçka”: Si Tom
Një performancë e Tom Holland në vitin 2017 po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, pasi raportohet se ka qenë momenti që i ka bërë përshtypje të madhe Zendaya-s dhe ka shënuar fillimin e afërsisë mes tyre.

Sipas një burimi të cituar nga “Mail on Sunday”, aktorja e “Euphoria” u impresionua kur pa Holland të interpretonte këngën “Umbrella” të Rihanna-s në emisionin “Lip Sync Battle”. Në atë performancë, ai u shfaq me një kostum skenik dhe koreografi energjike, duke interpretuar nën efektin e shiut artificial.

Burimi pretendon se pikërisht kjo dalje televizive e bëri Zendaya-n ta shihte me sy tjetër Holland-in, duke theksuar se performanca tregoi jo vetëm anën e tij artistike, por edhe vetëbesimin e tij në skenë.

Gjatë shfaqjes, Zendaya ishte e pranishme në publik dhe u pa duke reaguar me të qeshura dhe habi, një moment që më pas u shpërnda gjerësisht në rrjet.

Raportimet vijnë në një kohë kur Tom Holland ka konfirmuar në një intervistë se ai dhe Zendaya janë tashmë të martuar, duke i dhënë fund spekulimeve të gjata për marrëdhënien e tyre. Ai e përshkroi Zendaya-n si shoqen e tij më të mirë dhe tha se ndihet më i lumtur se kurrë pranë saj.

Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2017, ndërsa lidhja e tyre u bë publike disa vite më vonë. Së fundmi, thashethemet për martesë u shtuan edhe më shumë pasi Zendaya u pa me një unazë në dalje publike.

Performanca virale e Holland mbetet ende një nga momentet më të përfolura të kulturës pop dhe shpesh cilësohet si fillimi simbolik i historisë së tyre të dashurisë.