KreuCelebrity

Përse kompanitë po i largojnë punonjësit e Gjeneratës Z menjëherë pas marrjes në punë?!

Përse kompanitë po i largojnë punonjësit e Gjeneratës Z

Një raport i fundit tregon se kompanitë janë të pakënaqura me punonjësit e rinj të brezit Z (Gjenerata Z) dhe mund të shmangin punësimin e të diplomuarve të rinj në të ardhmen. Këtij brezi po i duhet të hyjë në një treg pune që nuk është plotësisht i përgatitur për ta. Për shumë të diplomuar të rinj që përballen me ankesa për mënyrën se si përshtaten në vendin e punës, punëdhënësit raportojnë një pasiguri në rritje për t'i punësuar ata, sipas një raporti nga platforma këshilluese për arsim dhe karrierë, 'Intelligent'.

Raporti, i bazuar në një anketë me rreth 1,000 menaxherë të punësimit, ka zbuluar se një në gjashtë punëdhënës ishte i pasigurt për të punësuar punonjës nga brezi Z kryesisht për shkak të reputacionit të tyre për të qenë të privilegjuar dhe se ofendohen lehtë.Për më tepër, më shumë se gjysma e tyre thanë se ky brez, që i përket personave të lindur midis vitit 1997 dhe fillimit të viteve 2010, nuk ka një etikë të fortë pune, ka vështirësi me komunikimin, nuk menaxhon mirë reagimet dhe është përgjithësisht i papërgatitur për kërkesat e tregut të punës. Holly Schroth, pedagoge e lartë në Shkollën e Biznesit Haas në Universitetin e Kalifornisë, Berkley, shpjegoi se fokusi i brezit Z në aktivitete jashtëshkollore për të përforcuar konkurrueshmërinë e tyre në kolegj, në vend që të fitonin përvojë pune, ka çuar në "pritshmëri jorealiste" për vendin e punës dhe mënyrën se si të merren me shefat e tyre.

“Të lindurit e gjeneratës Z nuk kanë aftësitë bazë të ndërveprimit social  me klientët, kolegët dhe bashkëpunëtorët, as etiketën e vendit të punës," tha Schroth për Euroneës."Si pasojë, është detyrë e kompanisë të përgatisë siç duhet punonjësin e ri dhe t’i ofrojë trajnime të mjaftueshme. Për më tepër, shefi duhet të veprojë si trajner dhe menaxher," shtoi ajo.
Përgjithësisht, rreth gjashtë nga dhjetë kompani që morën pjesë në anketë raportuan se kishin pushuar nga puna një diplomuar të universitetit që kishin punësuar këtë vit. Shkaku kryesor i këtyre vendimeve përfshin mungesën e motivimit nga punonjësit, mungesën e profesionalizmit dhe aftësive të dobëta komunikimi, ndër të tjera. Menaxherët që morën pjesë në anketim gjithashtu raportuan se disa nga punonjësit e tyre të brezit Z kishin vështirësi për të menaxhuar ngarkesën e punës, shpeshherë shkonin në punë me vonesë dhe nuk visheshin apo nuk flisnin si duhet. Një raport tjetër i muajit prill zbuloi se punonjësit e brezit Z ishin tepër të varur nga mbështetja prindërore gjatë kohës që kërkonin për punë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF