Familja Kardashian ndikoi ne ndryshimin e standarteve me promovimin e bukurise se ndihmuar nga kirurgjia plastike. Megjithate, era e ndryshimit duket se po vjen. Femrat amerikane, dikur ishin të magjepsura pas ndërhyrjeve të tepruara dhe modifikimeve të trupit, tani po kërkojnë një pamje më natyrale dhe të shëndetshme.
Sipas kirurgëve plastikë, vitin e ardhshëm, 2025, mund të shohim një “vit deflacioni të madh” në industrinë e kirurgjisë plastike, për shkak të kësaj tendence të re. Ky fenomen, i quajtur “De-kardashianifikimi i Amerikës”, përshkruan një largim nga tendencat që dikur udhëhoqën të famshmet si Kim Kardashian, ku ndërhyrjet e tepruara, si ato për të pasmet e fryra dhe mbushësit në fytyrë, ishin në qendër të vëmendjes. Tani, shumë gra po i largojnë implantet e përdorura për të theksuar format dhe po heqin botoksin dhe mbushësit e fytyrës për të arritur një pamje më të natyrshme dhe të ekuilibruar.
Sipas kirurgut plastik të njohur, David Shokrian, në Nju Jork, tani po synohet ruajtja e bukurise natyrale. “Kirurgjia e mirë plastike ka për qëllim të duket natyrale dhe e shëndetshme, jo e ekzagjeruar,” thotë ai. Ky ndryshim është i dukshëm dhe shumë gra po heqin ndërhyrjet që dikur kishin për qëllim krijimin e një pamjeje ekstreme, për të arritur një format më të shëndetshëm dhe të ekuilibruar të trupit dhe fytyrës.
Një nga efektet anësore të tepërta të injektimit të mbushësve në fytyrë është fenomeni i njohur si “pillow face”, që i referohet fryrjes së tepërt të fytyrës që krijohet nga mbushësit. Kjo ka bërë që shumë gra të jenë të kujdesshme në përdorimin e injeksioneve dhe të kërkojnë ta sheshojnë pamjen e tyre. Ata që kishin përdorur acid hialuronik për të injektuar fytyrën tani po zgjedhin të heqin mbushësit për të kthyer një pamje më natyrale..



















