KreuCelebrity

“Ish-partneri më vuri duart në fyt, donte t’më hidhte nga dritarja”, Rovena Stefa shokon me rrëfimin: Isha shtatzënë, humba fëmijën!

“Ish-partneri më vuri duart në fyt, donte t’më hidhte

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, pjesë e “Big Brother VIP” në Kosovë ka treguar së fundmi një ngjarje të rëndë të jetës së saj. Ajo u shpreh se është dhunuar nga ish-partneri i saj, i cili ishte i droguar dhe alkoolizuar.

Këngëtarja kujtoi se gjatë bashkëjetesës së tyre në Zvicër, agresiviteti i tij sa vinte dhe rritej aq sa në një moment tentoi ta vriste duke i vendosur duart në fyt dhe duke dashur ta hidhte nga dritarja e banesës.

“U njoha me një djalë ishte dashuri me shikim të parë dhe nisëm bashkëjetesën, isha shumë e re, disa gjëra nuk i dija për të. Kishte patur probleme me ligjin, me shtetin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte drogë. Dita ditës agresiviteti i tij rritej, gjatë muajve të bashkëjetesës filloi xhelozia.

“Ish-partneri më vuri duart në fyt, donte t’më hidhte

Një natë nisi të ushtronte dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme, sa më përplasi nëpër shkallë, më goditi me grushta. Vendosa të largohesha, atë mëngjes kurrë se harroj filloi një sulm i madh, vetëm kur e pashë veten me duar në fyt, Ndjeva se po mbytesha, iu luta të më lironte. Ka tentuar të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, që më dha forcë të madhe që ta luftoja.

Ishte e tmerrshme, përfundova në polici, e kërkuan dhe e gjetën. Unë isha në shok, kisha shenja. Vite më vonë, pas 3-4 vitesh mora vesh që kishte humbur jetën nga overdoza. Familja nuk e di, mami pakëz, por babi jo, nuk doja ti rëndoja. Pas një viti, në 2001, u bëra shumë e njohur”, rrëfeu Rovena duke shtuar se atë ditë humbi edhe foshnjën e saj, pasi ishte shtatzënë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF