KreuCelebrity

“Sinonime për fjalën Yje”; Ledion Liço thumbon Arbana Osmanin?!

“Sinonime për fjalën Yje”; Ledion Liço thumbon

Tashmë ka një datë zyrtare për nisjen e reality show “Big Brother VIP 4”, dhe ajo është 21 dhjetor. Moderatori i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço sikurse edhe edicionin e kaluar.

“Sinonime për fjalën Yje”; Ledion Liço thumbon

Në promon e publikuar nga Top Channel ajo që bije në sy është se Ledion Liço si fillim shprehet se "I joti ta fut", ndërkohë në fund mban një libër në dorë, në kopertinën e të cilit shkruhet, “Sinonime për fjalën Yje” dhe lexon opsionet, si “Mirëmbrëma galaktikë”.

Kjo gjë vjen pasi Arbana Osmani e ka titulluar programin e saj në Youtube “Mirëmbrëma yje”. Mesa duket kjo fjalë e përdorur në BBV nga Arbana e më pas vitin e kaluar nga Ledioni, ka krijuar ‘inate’ të shtuara mes tyre.

Ndryshe nga më parë ku banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qenë personazhe VIP, këtë herë pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë. Pak ditë më parë janë zbuluar edhe opinionistët, ku Arbër Hajdari do të jetë në këtë rol për të katërtin vit radhazi, ndërsa Neda Balluku për herë të parë.

E teksa na ndajnë vetëm dy javë nga nisja e këtij reality show, kërshëria për banorët që do të jenë pjesë ë shtëpisë më të famshme në Shqipëri është e madhe.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF