Tashmë ka një datë zyrtare për nisjen e reality show “Big Brother VIP 4”, dhe ajo është 21 dhjetor. Moderatori i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço sikurse edhe edicionin e kaluar.
Ndryshe nga më parë ku banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qenë personazhe VIP, këtë herë pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë.
-
Këto 4 shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në dhjetor!
9 Dhjetor, 14:03
Pak ditë më parë janë zbuluar edhe opinionistët, ku Arbër Hajdari do të jetë në këtë rol për të katërtin vit radhazi, ndërsa Neda Balluku për herë të parë.
E teksa na ndajnë vetëm dy javë nga nisja e këtij reality show, kërshëria për banorët që do të jenë pjesë ë shtëpisë më të famshme në Shqipëri është e madhe.