KreuCelebrity

Kompozitori, që theu rekord këtë Këngë Magjike, me plot 3 çmimet kryesore!

Kompozitori, që theu rekord këtë Këngë Magjike, me plot
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e edicionit të 24-t të “Këngës Magjike”, ku fitues janë Rozana Radi dhe Sany Dimitri.

Renditja finale e artistëve ishte:

1.Rozana Radi dhe Sany

2.Eneda Tarifa

3.Ronela Hajari

4.Jonida Maliqi

5.Kamela Islamaj

Ajo që bie në sy në këtë Top 5 renditje është që 3 nga këngët janë nga një kompozitor i vetëm, Jeris Kaso.

Kënga e Eneda Tarifës në vendin e 2-të, Ronela Hajati në vendin e 3-të dheJonida Maliqi në vendin e 4-t.

Kompozitori, që theu rekord këtë Këngë Magjike, me plot
Një arritje shumë e madhe nga një emër i ri në tregun muzikor, por që ka nisur të merret me muzikë që në moshën 6 vjeçare.

Jeris Kaso ka nisur të prodhojë muzikë që në moshën 16 vjeçare duke kompozuar këngë të zhanereve të ndryshme nga muzika klasike, pop, balada deri tek regaton, afrobeats, hip-hop, apo house. Në periudha të caktuara shumë këngë që mbajnë vulën diskografike të Kasos janë kthyer në virale dhe në top 5 trending music në Shqiperi e Kosovë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF