KreuCelebrity

Nga modele në aktore; Hilda rrëfen si u bë pjesë e “Njerëz dhe Fate”!

Nga modele në aktore; Hilda rrëfen si u bë pjesë e

Nga modelingu, pjesë e filmit shumë të dashur për mbarë shqiptarët “Njerëz dhe Fate”, Hilda rrëfen për kanalin e YouTube të revistës “Bordo” gjithë eksperiencën e saj në rolin e aktores, si u bë pjesë, teksa zbulon se cilat janë planet e saj për të ardhmen.

Hilda, teksa flasim në kinema shfaqet filmi “Njerëz dhe Fate” ku ti interpreton, si u gjende në këtë rol?

Është diçka e re për mua, është eksperienca ime e parë në film dhe normalisht ka ato vështirësitë e veta. Por unë zbulova një pasion të ri për mua që është aktrimi.

Nga modele në aktore; Hilda rrëfen si u bë pjesë e

Është roli yt i parë në kinema?

“Njerëz dhe Fate 2” është eksperienca ime e parë si aktore, unë dhe personazhi im kishim karaktere komplet të kundërta. Pra ajo ishte kokëkrisur, e çmendur, karakteristika që janë shumë larg personalitetit tim. Por mendoj që kjo është sfida e një aktori që të dalë nga vetja.

Nga modelingu në aktrim është një kalim i thjeshtë apo 2 profesione tërësisht të ndryshme?

Modelingu dhe aktrimi kanë 2 gjëra shumë të ngjashme, si orët e tejzgjatura të punës, bashkëveprimi me kamerën, por mendoj se janë profesione tërësisht të kundërta.

Pret ftesa të tjera për kinema, e sheh kinemanë si të ardhmen tënde?

Mendoj se është akoma shpejtë për të dhënë një përgjigje të saktë për të dyja këto, sepse filmi sapo ka dalë dhe po pres që të marr vlerësimet për rolin tim, por do doja shumë që edhe kinemaja të ishte pjesë e të ardhmes time.

Cila është aktorja që të frymëzon më shumë?

Margot Robbie është një aktore që më frymëzon më shumë, sepse me 2-3 filma ajo i provoi gjithë botës që është një aktore shumë e talentuar dhe jo thjesht një femër e bukur.

Po modelja që pëlqen më shumë?

Kate Moss e adhuroj.

Imazhet publicitare janë një tjetër pikë e fortë e jotja, a ke një brand të cilin do të ëndërroje të ishe imazh për të?

Në brandin tim të ardhshëm, përveç kësaj mendoj se për një Hight Hand brand si Burberry, sepse kush nuk do të donte.

Sa herë të kanë thënë që i ngjan Dua Lipës?

Me qindra mijëra herë.

Ti vetë cilin tipar mund të veçosh që të lidh me Dua Lipën, që i ngjan asaj më shumë?

Unë nuk shoh fare ngjashmëri mes meje dhe Dua Lipës, por mendoj se zona e syve, vetullave.

Për një audiencë më të gjerë, kush është formimi i Hildës, a je ende në shkollë?

Unë kam mbaruar fakultetin për Menaxhim Biznesi dhe së shpejti planifikoj të vazhdoj Masterin. Por nuk e kam zgjedhur akoma se për çfarë.

Si e sheh të ardhmen tënde ose ku e sheh atë?

Nuk jam e sigurt akoma, por besoj mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Nëse do darkoje me një njeri të rëndësishëm, cili do të ishte ai?

Të gjithë pjesëtarët e One Direction.

Nga modele në aktore; Hilda rrëfen si u bë pjesë e

Cila mendon se ka qenë shpikja më e rëndësishme në histori?

Rrota.

Filmi më i bukur që ke parë?

Eternal Sunshine of the Spotless Mind.

Po libri më i mirë që ke lexuar?

Neveria, Jean Paul Sartre.

Je njeri mëngjesi apo nate?

Mëngjesi.

Nëse do të udhëtoje në kohë në çfarë periudhe do të shkoje?

Në të ardhmen që të zbuloja nëse robotët do na pushtojnë njerëzimin ose jo.

Çfarë është suksesi për ty?

Punë, disiplinë, përkushtim.

Nëse do të kishe një superfuqi, cila do të ishte?

Të lexoja mendjet, të isha një hap para gjithmonë.

Çfarë admiron më shumë te vetja?

Origjinalitetin dhe kreativitetin.

Nga modele në aktore; Hilda rrëfen si u bë pjesë e

Cila është mënyra më e mirë për ty për të kaluar kohën e lirë?

Nuk para kam shumë kohë të lirë, por kur kam pastroj shtëpinë.

Stina e preferuar?

Vjeshta.

Det apo mal?

Det.

Cila është gjuha e huaj që di?

Përveç anglishtes, kam bërë një kurs për spanjisht, marr pak vesh edhe italisht.

Nga modele në aktore; Hilda rrëfen si u bë pjesë e

Po një gjuhë që do të doje ta mësoje?

Japonisht.

Një vend që do të doje të vizitoje së shpejti?

Madrid.

Ku do të doje të jetoje?

Nuk e kam vendosur akoma, nuk e kam idenë.

Ëndrra më e madhe që ke në jetë?

T’ia shpërblej prindërve çdo sakrificë dhe mund që kanë bërë për mua.

Edhe ne urojmë shumë që ta realizosh këtë gjë dhe të falënderojmë për këtë intervistë për shikuesit e Bordo-së.

Faleminderit shumë revistës “Bordo”, ishte kënaqësi super e madhe dhe shpresoj ta keni pëlqyer intervistën.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF