KreuCelebrity

“Meghani, e padurueshme”: Fqinjët nuk “honepsin” Dukeshën, por Harry-n po!

“Meghani, e padurueshme”: Fqinjët nuk “honepsin”

Fqinjet duket nuk e durojne dot Meghan Markle. Richard Mineards, i cili jeton pranë Dukeshës së Sussex tha për Daily Mail, “‘Unë personalisht nuk mendoj se Meghan është një pasuri për komunitetin tonë. Ajo në të vërtetë nuk e nuk përfshihet në komunitet”.

Megjithatë, Mineards tha se ai ka ndjenja paksa të ndryshme për bashkëshortin e Markle, Princin Harry, të cilin ai e përshkruan si “mjaft pozitiv”. Page Six ka kontaktuar me përfaqësuesit e Sussexes për koment, por nuk mori përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që çifti mbretëror bezdis fqinjët. Në korrik 2023, Frank McGinity, një veteran 88-vjeçar i marinës amerikane, pretendoi se ai u përbuz kur u përpoq t’i jepte Markle dhe Harry disa filma që ai bëri për historinë e zonës.

“Meghani, e padurueshme”: Fqinjët nuk “honepsin”

“Unë kam një shtëpi të madhe pranë pronës së Harry-t dhe Meghan-it dhe jetoj në shtëpinë e miqve ndërsa marr me qira shtëpinë kryesore në Airbnb,” shpjegoi ai në kujtimet e tij, “Get Off Your Street”. “Harry dhe Meghan jetojnë në pronën e vjetër të McCormick dhe unë shkova te porta e tyre me filmat në një CD, por ata nuk ishin të interesuar.” Familja Sussex u zhvendos në Kaliforni në vitin 2020 pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF