KreuCelebrity

Drejtoresha Aurora Polo: ja kush është diamanti i Festivalit!

Drejtoresha Aurora Polo: ja kush është diamanti i Festivalit!

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet nga data 19 deri në 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe mesditën e sotme stafi i Festivalit ka dhënë një konferencë për mediat, ku ka zbuluar detaje rreth asaj që do ndodhi gjatë 4 netëve magjike.

Drejtoresha Aurora Polo: ja kush është diamanti i Festivalit!

Drejtoresha e Festivalit, Aurora Polo, gjatë fjalës së mbajtur ka falënderuar ekipin artistik dhe profesional të RTSH-së për angazhimin dhe përgatitjen e një festivali dinjitoz. Ajo veçoi Orkestrën Simfonike të RTSH, të cilët i cilësoi si "diamantin" e këtij festivali dhe një shtyllë të rëndësishme për realizimin e tij.

“Këtë vit Festivali i Këngës përfaqësohet nga 30 krijime artistike. Ky festival do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga 19-22 dhjetor. Si drejtoreshë e këtij festivali falënderoj këtë ekip artistësh dhe profesionalistësh për të sjellë një festival dinjitoz dhe për të kënaqu shikueshmërinë, besnikët, nostalgjikët dhe të tërheqim sa më shumë të rinj pranë Festivalit të Këngës.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për stafin e RTSH dhe diamantin e këtij festivali Orkestrën Simfonike të RTSH. Jemi këtu për t’i treguar publikut se ne bëjmë prodhime serioze, shumë dinjitoz si Festivali i Këngës”, u shpreh Polo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF