Debati që Xheneta pati me Drilonin, u pasua edhe nga një përplasje mes saj dhe moderatorit te BBVK. Alaudini iu drejtua banores me fjale te ashpra si ‘turp, gojë të pisët’, teksa theksoi se po të ishte në vend të saj nuk do të qëndronte asnjë moment në atë shtëpi.
“Xheneta pusho, jeni ‘në Prime po flet për brekë. Turp të kesh, turp turp. A e di çfrae, se mjaft është mjaft. Nuk ka asnjë arsyetim që të përkrah në këtë drejtim, në këtë gojë dhe në këtë fjalë të pisët që po e përdor”, u shpreh ai. Alaudini shtoi me tej se : “E ke degraduar edhe nivelin të Big Brother me fjalët tua, të tjerët duhet te bien ne nivelin tend qe te ta kthejne, turp. Unë nuk do kisha pasur fytyrë e as edukatë me ndejt aty asnjë sekonde pas kësaj pune. Nuk ka as pendim për këtë çfarë bën. Deri kur kështu”.
Për këtë pati edhe një reagim nga familja e Xhenetës, e cila pretendon se asaj po i sillen padrejtësisht.



















