KreuCelebrity

Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin ofertën marramendëse për të bërë një film së bashku

Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin ofertën marramendëse për

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë protagonistët e një prej divorceve më të rëndësishme dhe më të hidhura në Hollywood, i cili në mënyrë të pabesueshme është ende në vazhdim. Por, sipas thashethemeve të reja, dy aktorët mund të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre personale për një projekt të ri filmik.

Në fakt ka mbërritur një ofertë e bujshme për të ribashkuar dy ish-bashkëshortët në ekranin e madh. Konkretisht, producenti Danny Rossner ka hedhur një propozim që duket i vështirë për t'u refuzuar: 60 milionë dollarë për të luajtur së bashku Brad Pitt dhe Angelina Jolie në një set filmi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Për momentin, mendoj se Brad Pitt fiton nga 20 deri në 25 milionë dollarë për film, ndërsa Angelina Jolie është rreth 15 milionë”, deklaroi Rossner. “Ne jemi gati të ofrojmë një shifër që varion nga 50% më shumë se tarifat e tyre të zakonshme”. Kjo do të thotë deri në 37.5 milionë për Brad dhe rreth 22 milionë për Angelina.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin ofertën marramendëse për

Propozimi është për një film të frymëzuar nga libri The Hotel Martinez, i cili tregon historinë e hotelit me të njëjtin emër në Kanë të Francës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Brad Pitt do të luante Emmanuel Martinez, pronarin karizmatik të hotelit, ndërsa Angelina Jolie do të luante rolin e Emma Digard, të dashurës dhe muzës së tij simpatike.

Filmi premton një histori dashurie, tradhtie dhe pasioni. "Do të ketë një skenë dashurie", zbuloi Rossner. Pavarësisht tërheqjes kinematografike që mund të ketë ideja, propozimi vjen në një moment delikat për ish-çiftin e artë. Pas ndarjes që tronditi Hollyëood-in në vitin 2016, dy aktorët janë ende protagonistë të një beteje të gjatë ligjore. Akuzat për abuzim nga Angelina, incidenti në fluturimin privat dhe lufta e vazhdueshme për kujdestarinë e fëmijëve të tyre janë vetëm disa nga kapitujt më kompleksë të ndarjes së tyre.

Pavarësisht kësaj, Rossner është optimist: "Nëse ne mund të kemi një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit, atëherë Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund të lënë mënjanë hatërmbetjet e tyre për të punuar së bashku në këtë projekt".

Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin ofertën marramendëse për

Producenti gjithashtu deklaroi se prania e tyre e përbashkët në një film të ri mund të jetë çelësi i një suksesi të madh në arkë. “Brangelina është më shumë se një markë, është një garanci suksesi”, komentoi Rossner.

 

Të dy, pra, mund të kthehen në “Brangelina” jo vetëm në kujtesën e fansave, por edhe në kinema. Pyetja është: a do të mund ta lënë mënjanë të kaluarën për të realizuar këtë projekt ambicioz? Mbetet për t’u parë..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF