“Nga një yll që ngjitet gjithnjë e më lart. Nga hera në herë që ndodhet në studion e “Ftesë në 5”, vjen me rekorde të reja dhe sigurisht që është emocionuese. Është emocionuese për ne si spektator që shohim sukseset e tij, imagjino familjen dhe vetë atë, Andi”: Ky ishte prezantimi qe i beri ne studion e "Ftese ne 5" Bieta Sulo te ftuarit te saj Andi Ismaili. Balerini, i cili për të pestin vit radhazi është shpallur kampion bote në kërcimin modern, tregoi se cdo vit, gara sa vjen e përforcohet më shumë. “Sidomos këtë vit që kisha 79 konkurrentë ku 80 për qind prej tyre ishin vajza. Baleti, vallëzimi njihet që ka dalë prej vajzave. Është 100 për qind më e vështirë.
Gjithmonë kam konkurruar te kategoria e djemve se kam pasur atë frikën që janë vajza dhe janë më elasktike. Kanë disa gjëra që ne si djem nuk mund t’i bëjmë”, tha Andi. Sakaq, gjatë intervistës, Bieta i përmendi këngëtaren Elvana Gjata, të cilën Andi e pëlqente shumë.
“Nga të gjithë artistët më pëlqen shumë zëri i saj dhe e gjej veten gjithmonë duke kërcyer te këngët e saj. E kam ëndërr ta takoj dhe pse jo të kërcej për të. E dëgjove Elvana?”, tha balerini. Ndërkohë ajo që i habiti të gjithë ishte fjalia “po ne jemi të martuar, por ajo nuk e di”. “Unë edhe Elvana jemi të martuar, por ajo nuk e di. Jo se bëj shaka. E adhuroj shumë dhe më ka inspiruar tepër. Të gjitha albumet ja di. Një këngë e saj më motivon që të bëj ndonjë koreografi apo performancë të re. E falënderoj shumë”, tha Andi.



















