KreuCelebrity

Kthesë e papritur në hetimet për vdekjen e Liam Payne: Merret në pyetje e dashura!

Kthesë e papritur në hetimet për vdekjen e Liam Payne: Merret

Dy muaj nga vdekja e tij, hetimet për vdekjen shokuese te ish-yllit të One Direction, Liam Payne vazhdojne. Dokumentet e publikuara nga Rolling Stone, tregojne se eshte ngritur aktpadi ndaj dy  punonjësve te hotelit, duke përfshirë menaxherin e recepsionit që lajmëroi ambulancën. Gjykata la të pandehur menaxherin dhe recepsionistin dhe i urdhëroi ata të dëshmonin, megjithëse përmbajtja e saktë e akuzave nuk është bërë e qartë.

Dy personat që dyshohet se e furnizuan me drogë Payne do të merren në pyetje më 17 dhjetor.Kthesa e befte eshte se edhe e dashura e këngëtarit po ashtu do të merret në pyetje. Ajo akuzohet për “braktisje me pasojë vdekjen” dhe thuhet se do të dëshmojë më 18 dhjetor.

Kthesë e papritur në hetimet për vdekjen e Liam Payne: Merret

Muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit. Nëpërmjet një deklarate policia pati thene se ishte njoftuar për një "person të seksit mashkull, agresiv, e që mund të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF