KreuCelebrity

Punonjësit tre ditë pushim çdo javë, kompanitë në Tokio vendosin të zbatojnë punën katërditore!

Punonjësit tre ditë pushim çdo javë, kompanitë

Qeveria japoneze vjen me nje propozim befasues: Ajo pritet te prezantojë një javë pune katër-ditore për punonjësit e administrates, në një përpjekje për të ndihmuar nënat që punojnë dhe për të rritur normat e ulëta të fertilitetit. Ekzekutivi japonez argumenton se vendimi i ri, i cili do të hyjë në fuqi ne muajin prill, mund t’u japë punonjësve tre ditë pushim çdo javë. U njoftua edhe një politikë tjetër që do t’u lejonte prindërve me fëmijë nga klasa e parë deri në tre të shkollave fillore të shkëmbejnë një pjesë të pagës së tyre me aftësinë për të marrë ditët e para të pushimit.

“Ne do të rishikojmë mënyrat e punës … në mënyrë fleksibël, duke siguruar që askush nuk duhet të heqë dorë nga karriera e tij për shkak të ngjarjeve të jetës si lindja ose kujdesi për fëmijët“-tha guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike kur prezantoi planin. “Tani është koha që Tokio të marrë iniciativën për të mbrojtur dhe forcuar jetën, jetesën dhe ekonominë e njerëzve tanë gjatë këtyre kohërave të vështira për kombin“- shtoi ai.

Shkalla e fertilitetit në Japoni, e cila ka qenë në rënie të madhe për shumë vite, shënoi një tjetër rekord të ulët në qershor, edhe pse qeveria rriti përpjekjet për të inkurajuar të rinjtë të martohen dhe të krijojnë familje. Vetëm 727,277 lindje u regjistruan vitin e kaluar, me shkallën e fertilitetit – numri i fëmijëve që një grua ka në jetën e saj – ka rënë në një nivel të ri të ulët prej 1.2, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies. Që një popullsi të mbetet e qëndrueshme, nevojitet një normë lindshmërie prej 2.1. 

Kalimi në javën e punës katër-ditore ka ngjallur interes në rritje edhe në Perëndim, ku disa kompani kanë filluar të eksplorojnë orët e ngjeshur si një mënyrë për të tërhequr talentet që kërkojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë. Disa studime kanë treguar se puna katër ditë përmirëson mirëqenien dhe produktivitetin e punonjësve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF