Gazetarja Ola Bruko dhe këngëtari Endri Prifti treguan disa detaje me shume mbi romancën e tyre gjatë një interviste në programin “Ndryshe”. Dyshja e beri publike lidhjen disa muaj më parë, edhe pse lajmet për marrëdhënien e tyre kishin disa kohe qe qarkullonin. Thuhet se romanca mes tyre lindi gjatë programit “Dola te Ola”, ku Endri dhe Stefi Prifti ishin bashkëprezantues.
Endri e shpjegoi lidhjen si një ngjarje që ndodhi rastësisht pas tre vitesh bashkëpunimi, ndërsa Ola e theksoi se askush nga ta nuk e kërkoi, por lidhja u zhvillua natyrshëm për shkak të kohës që kalonin së bashku për punë. Ata përpiqeshin të organizonin programet dhe shpesh ishin të tre bashkë, duke ndarë kohën gjatë javës.
Por teksa lidhja e tyre ka ngjallur komente dhe spekulime, veçanërisht në rrjetet sociale, Ola vete sqaroi se shumë njerëz e akuzuan për ndarjen nga ish-bashkëshorti për shkak të Endrit, një gjë që e konsideron të padrejtë dhe të dhimbshme. Ajo shpjegoi se nuk kishte prishur familjen për Endrin dhe se lidhja e saj me të kishte filluar pasi ajo nuk ishte më e martuar. Ola shtoi se spekulimet mund të kenë një ndikim të keq tek fëmijët e saj, të cilët kane me Endrin nje marredhenie shume te mirë.



















